Në kuadër të projektit “Të bashkuar për Ajër të Pastër”, sot është organizuar një punëtori, ku është prezantuar raporti mbi gjendjen e cilësisë së ajrit në komunën e Gjakovës dhe të Pejës. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është implementuar nga Let’s Do it Peja.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të insitucioneve komunale, ekspertë të cilësisë së ajrit, media e akterë të tjerë. Urim Xharavina nga Let’s Do it Peja, tregoi mbi tërë ecurinë e këtij projekti.
Përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, theksuan rëndësinë e vetëdijësimit të masës për përmirësimin e cilësisë së ajrit për të siguruar një standard më të mirë jetese.
Në kuadër të këtij projekti në qendër të qytetit është vendosur edhe një matës i cilësisë së ajrit, i cili në vazhdimësi do të tregojë nivelin e ndotjes në qyetin e Gjakovës.