15 tetori, Dita Ndërkombëtare e shkopit të bardhë

15 tetori njihet ndërkombtarisht si dita e shkopit të bardhë.
Kjo ditë simbolizon përpjekjet e vazhdueshme të të verbërve për të drejtat e tyre. Shoqata e të verbërve në komunën e Gjakovës këtë ditë e ka shënuar me aktivitete të shumta të cilat i kanë zhvilluar në objektin e ri ku janë akomoduar ditëve të fundit. Shoqata numëron 400 anëtarë dhe aktivitetet që ata zhvillojnë janë të shumta. Këtu gratë përpos që thurrin me gjilpër ato mblidhen edhe thjeshtë për bashkëbisedim e që kjo ju ndihmon në shkëbimin e eksperiencave të përbashkëta ditore.

Këtyre ditëve ata kanë mbajtur edhe trajnime rreth votimit për personat e verbër që duan të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kryetari i shoqatës së të verbërve Shkumbin Zherka thotë se ditët si kjo në shoqatë janë të zakonshme.

Shaip Kastrati është edhe mësues i alfabetit braill. Atij nuk i mungon vullneti që të mësoj cdo të verbër rreth braillit por që shqetësohet për ata me kushte të renda ekonomike e që nuk kanë mundësi të vinë dhe të vijojnë mësimet.

Anëtarët e ësaj shoqate theksojnë se Biblioteka këtu përmban mbi 200 libra të alfabetit braille e që bënë të mundur që të verbërit të kalojnë momente frytëdhënëse cdo ditë në këtë ambient.

Read Previous

Gexha-Bunjaku flet për bashkëpunimin midis Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Read Next

“Të bashkuar për Ajër të Pastër”, mundëson vendosjen e matësve të cilësisë së ajrit në Gjakovë