Suspendohet polici që shtyu e rrëzoi përtokë Faik Fazliun

Është suspenduar zyrtari policor Albert Kuqi i dyshuar në rastin e Faik Fazliut.

Zyrtari policor Albert Kuqi dyshohet se e ka shtyrë dhe rrëzuar përtokë, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu.

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas Policisë, kishte kanosur një zyrtar policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazetasinjali

Read Previous

Suspendohen dy policë që dyshohen për sulmin e të prangosurit afër QKUK-së

Read Next

Osmani: Nuk pranojmë lëvizje të kufijve