Sunak flet si kryeministër, thotë se do t’i ‘rregullojë’ gabimet e Truss

Rishi Sunak e ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryeministër, duke thënë se ai është zgjedhur për të “ndrequr” gabimet e bëra nga Liz Truss.

Ish-kancelari vlerësoi “shqetësimin” e paraardhësit të tij dhe “qëllimin fisnik” të saj për të përmirësuar rritjen ekonomike në MB, shkruan Skynews.

Por, ai shtoi: “Disa gabime u bënë, jo të lindura nga vullneti i keq apo qëllimet e këqija – krejt e kundërta në fakt – por gabime gjithsesi”.

Pasi u ngjit në Downing Street pa asnjë mbështetës të pranishëm dhe me një fytyrë serioze, Sunak përsëriti komentet e tij të djeshme, duke thënë: “Tani për tani vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike”.

Ai paralajmëroi se do të vin “vendime të vështira”, por u zotua t’u qasej problemeve me “dhembshuri” dhe tha se “nuk do ta linte brezin e ardhshëm… me një borxh për të zgjidhur që ne ishim shumë të dobët për të paguar vetë”.

/KlanKosova/

Read Previous

​Sallahu: Njësia Korrektuese e EULEX-it është partner i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve të ShKK-së

Read Next

Rizvanolli në Berlin, kërkon mbështetje shtesë nga BE-ja dhe Gjermania