Sulmoi fizikisht policin, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një polic.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore. /Telegrafi/

Read Previous

OSBE-ja kërkon veprim urgjent për t’i dhënë fund braktisjes së hershme të shkollës në Kosovë

Read Next

​Kurti: Diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë