Sulme dhe kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe një person tjetër është arrestuar në Prizren për të njëjtën arsye.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari ka refuzuar të intervistohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kanë thënë nga PK-ja.

Në raport theksohet edhe për një rast të tillë në Prishtinë, ku janë penguar policët në kryerje të detyrës.

“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare”.

Rasti është duke u hetuar.

PK-ja njoftoi edhe për një tjetër sulm fizik ndaj një ekipi mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht ekipin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Në raport bëhet e ditur edhe që u zhvillua një kontroll “në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt”.

Gjatë kontrollit, sipas tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat “vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara, rasti vazhdon të hetohet”.

Në Mitrovicë të Veriut raportohet edhe për një sulm mes dy personave.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar duke e shtyrë me duar ankuesin mashkull kosovar”.

Policia potencohet se ka bastisur një shtëpi dhe disa objekte në Lipjan.

“Lidhur me rastin  më datë 16.10.2024, njësitet policore në koordinim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse si dhe në një pronë të një biznesi privat, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar”.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar “145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri  pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro”. /Albanianpost.com

Read Previous

UEFA e dënon Rumaninë, ia mbyll një pjesë të tribunës në lojën me Kosovën

Read Next

Poloni, mosmarrëveshje për projektligjin e azilit