Sterlen: KB Vëllaznimi fuqishëm do të kthehet në Superligë

Ka një javë që KB Vëllaznimi ka filluar përgatitjet fizike, edhe pse xhiroja e parë në Ligën e Parë në basketboll në konkurencën e meshkujve do të zhvillohet me 11-15 tetor. Skuadra gjakovare tashmë do të jetë nën drejtimin e trajnerit kroat Ranko Sterlen i cili për shume vite ka qenë zëvëndës Tranjer në BC Zadar, ekip me shumë traditë që garon në Superligën e Kroacisë. Së fundi ishte edhe tranjer i KB Bashkimit.

Me shumë kënaqësi e kam pranuar ftesën e klubit Vëllaznimi. Ajo që më ka pëlqyer është projekti shumë serioz që e ka kjo skuadër.Përveç që do të angazhohem si tranjer i ekipit të parë, do të jem edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në këtë klub. Përvojën time si në Kroaci  dhe atë tek Bashkimi do ta transmetoj edhe këtu.Bashkarisht do të arrijmë superligën.

Që në këtë edicion të tregojnë rezultate më të mira klubi ka bërë përforcime siç janë Besnik Azemi nga KB Trepça, Ujkan Karanezi nga KB Bashkimi, Bardh Rexha nga KB Rahoveci, dhe Mendrit Ademi nga KB Vushtria.

Krahas përforcimeve bashkëpunimin me Vëllaznimin e kanë vazhduar edhe basketbollistët Atik Koshi, Beonis Tanushi dhe Engjull Sollova premtojmë që do të vazhdojmë me angazhim dhe organizim serioz sikur vitin e kaluar.

Vëllaznimi do të garojë në Ligën e Parë me synimin e vetëm inkuadrimin në Superligë. Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet, kështu janë shprehur kryesia e klubit.

Read Previous

PSHDK hap zyrtarisht fushatën- KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Qytetarët me dy doza të vaksinës anticovid kërkojnë masa më të lehta