Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Partia Shqipëtare Demokristiane e Kosovës dega në Gjakovë sot zyrtarisht ka hapur fushatën. Është hera e parë që kjo parti garon e vetme në zgjedhjet lokale. Ferdinand Kolaj, kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës tha se kjo parti ka 30 vjet përvojë politike dhe si e tillë e ka programin më të mirë qeverisës.
Prioritetet e PSHDK-së janë infrastruktura, bujqësia, arsimi, shëndetësia për të cilat kandidati Kolaj potencoi se do të punojnë me ndershmëri dhe përkushtim.
Takimin e sotëm kjo parti e mbylli më prezantimin e kandidatëve për asamble komunale.