Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas Shërbimit Spitalor dhe Universitar, numri i pacientëve të hospitalizuar ka filluar të bie.
Sipas raportit të publikuar këtë të mërkure, për dallim nga dita e djeshme, në QKUK dhe në spitalet rajonale janë 54 pacientë më pak të shtrirë.
Momentalisht, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1120 pacientë. Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensive.
“Në QKUK janë 407 pacientë të shtrirë, 408 të konfirmuar pozitivë dhe 355 me oksigjeno-terapi.
Klinika Infektive, 100 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 103 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 94 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë713 pacientë, 578 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 602 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 163 pacientë
Spitali i Gjakovës, 87 pacientë
Spitali i Pejës, 203 pacientë
Spitali i Gjilanit, 101 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 54 pacientë
Spitali i Ferizajt, 77 pacientë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës.