Sot zhvillohen katër ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot (e mërkurë) janë në orar edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë të martës u zhvillua vetëm një takim, ku Arbëria mori një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Feronikeli.

Katër takimet tjera të javës së 31-të janë në orar sot për t’u zhvilluar dhe nuk mungojnë ndeshjet interesante.

Takimi derbi i kësaj jave padyshim se do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Llapin në ‘Stadiumin e qytetit’.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës ’89 që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në dy ndeshjet tjera, Drita udhëton te Besa, ndërsa Gjilani e pret Drenicën.

Të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Read Previous

Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi fizikisht dy policë

Read Next

Si mund të aplikoni për subvencionim nga Qeveria për pagat e punëtorëve?