Sot mblidhet Qeveria Kurti

Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

Mbledhja e Qeverisë Kurti do të mbahet në ora 15:00.

Në këtë mbledhje pritet që Qeveria e Kosovës të votojë programin qeverisës për katërt vitet e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet.

Ndërkohë që nga formimi i qeverisë, ekzekutivi është kritikuar për vonesë të prezantimit të programit qeverisës.

Në fundjavën e dytë të muajit prill, kryeministri Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programimin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme./KosovaPress/

Read Previous

Milani ka arritur një marrëveshje me portierin e Lille Mike Maignan

Read Next

Haradinaj përkujton Bahri Fazliun: Njeri i pushkës dhe i penës