Soprano Marigona Qerkezi me debutim të trefishtë në Zvicër

Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi është shfaqur në skena të njohura botërore të operës, përderisa angazhimet e reja po vazhdojnë të jenë të njëpasnjëshme.

Zëri i saj i veçantë e paraqitjet e fuqishme të artistes shqiptare, kësaj radhe kanë arrit të fitojnë një tjetër rol shumë të rëndësishëm për karrierën e saj artistike e i cili do ta dërgoj atë në Zvicër.

Roli madhështor i ‘Giovanna d’Arco’ në teatrin e St.Gallen në Zvicër konsiderohet një debutim i trefishtë në këtë shtet të madh.

Këtë sukses të radhës e ka pritur me shumë entuziazëm edhe vet artistja e cila për KultPlus ka thënë që ndihet e privilegjuar.

“Jam e privilegjuar të jem në rolin e titullit “Giovanna d’Arco” që do të shënojë debutimin tim të trefishtë: në rol, në teatrin e bukur Konzert und Theatre St.Gallen dhe duke kënduar për herë të parë në shtetin e Zvicrës. Mezi po pres!”, është shprehur Qerkezi. /KultPlus/

Read Previous

4 raste të reja me COVID-19

Read Next

Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me ngordhjen e delfinëve