Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me ngordhjen e delfinëve

Një rritje e numri të delfinëve të ngordhur në Detin e Zi mund të jetë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas disa shkencëtarëve.

Ata besojnë se ndotja akustike në veri të Detit të Zi, e shkaktuar nga rreth 20 anije të marinës ruse dhe aktivitetet e vazhdueshme ushtarake, mund të ketë drejtuar deflinët në jug, drejt brigjeve turke dhe bullgare, ku ata janë ngecur ose janë kapur nga rrjetat e peshkimit.

Që nga fillimi i luftës, Turqia ka regjistruar një rritje të delfinmëve të ngecur në rrjetat përgjatë bregut të saj në Detin e Zi. Më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhur në të gjithë Detin e Zi në perëndim të vendit.

Hetimet e Fondacionit Turk të Kërkimeve Detare (Tudav) zbuluan se gjysma e delfinëve të ngordhur ishin shkaktuar nga rrjetat e peshkimit, ndërsa për të tjerët është ende një pyetje pa përgjigje.

“Trauma akustike është një nga mundësitë që më vjen në mendje,” tha Dr. Bayram Ozturk për Guardian. “Ne nuk kemi prova se çfarë mund të shkaktojë sonar* me frekuencë të ulët në Detin e Zi, sepse nuk kemi parë kurrë kaq shumë anije dhe kaq shumë zhurmë për një kohë kaq të gjatë – dhe shkenca kërkon gjithmonë prova.”

Sonar* – (nga “sound navigation ranging”) teknikë për zbulimin dhe përcaktimin e distancës dhe drejtimit të objekteve nënujore me mjete akustike.

“Zhurma e përhershme nënujore mund të mos i dëmtojë drejtpërdrejt kafshët, por prapë mund t’i shqetësojë dhe dëmtojë seriozisht,” tha për Guardian Dr. Pavel Gol’din, një studiues në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Ukrainë. Delfinët dhe speciet e tjera mund të shkojnë drejt territoreve të panjohura në përpjekje për të shmangur zhurmën. “Mund të jetë shkaku i migrimit masiv të peshqve në jug,” tha ai.

Shkencëtarët thonë se hetimet e tyre pengohen nga fakti se nuk ka protokolle për të mbrojtur speciet detare gjatë luftës./AnabelMedia/

Read Previous

Soprano Marigona Qerkezi me debutim të trefishtë në Zvicër

Read Next

Kujtohen dëshmorët e martirët e Çabratit në 23 vjetorin e rënies