Kujtohen dëshmorët e martirët e Çabratit në 23 vjetorin e rënies

Po kalojnë 23 vite e dhimbja mbetet e njëjtë për këta familjarë që data 10 maj u sjell kujtime të hidhura nga lufta e fundit.  Ditët janë të njëjta për Elvanin që humbi bashkëshortin, të dy djemtë e shumë anëtarë të familjes së saj.

Mes lotësh kujtojnë më të dashurit e tyre, për fatin e të cilëve nuk kanë ditur edhe shumë kohë pas luftës.

Lirie Haraqia tregon për takimin e fundit me bashkëshortin dhe të tjerët, britmat e të cilëve kanë mbetur në kujtesën e saj edhe pas kaq shumë viteve.

Me datat 7, 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1999 janë rrëmbyer, ekzekutuar e masakruar shumë qytetarë të komunës së Gjakovës.

Luftëtarë të Brigadës “137 Gjakova” e qytetarë u bën bashkë atëkohë në Betejën e Çabratit për të mbrojtur nderin, e njëri-tjetrin kundër armikut ushtarakisht më të armatosur por asnjëherë më të guxishmëm se këta djemë e vajza të komunës sonë.

Read Previous

Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me ngordhjen e delfinëve

Read Next

​Kurti takoi drejtues të kompanive të sektorit të teknologjisë së informacionit në ShBA, i fton të investojnë në Kosovë