​Kurti takoi drejtues të kompanive të sektorit të teknologjisë së informacionit në ShBA, i fton të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të disa kompanive të njohura të sektorit të teknologjisë së informacionit, në qendrën e famshme botërore të teknologjisë së informacionit, në Silicon Valley të Kalifornisë, me ç’rast i ka ftuar këta të fundit që të investojnë në Kosovë.


Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri i ka informuar ata për potencialin e lartë për rritjen e sektorit të TI-së në Kosovë, planet e projektet qeveritare, si dhe ngritjen e indikatorëve pozitivë të vendit sa i përket sundimit të ligjit dhe demokracisë e lirisë.

“Ai i ka njoftuar drejtuesit e LinkedIn për cilësitë atraktive të punëtorëve të rinj në Kosovë: 2 mijë studentë diplomojnë në sektorin e TI-së në Kosovë e Qeveria ndihmon në trajnimin edhe të 4 mijë të tjerëve. Rinia përgjithësisht flet anglisht, kurse diaspora është e madhe dhe kontribuon shumë për ekonominë e vendit”, thuhet po aty.

Kryeministri Kurti ka thënë se aktualisht, 10% të kompanive në sektorin e TI-së janë në pronësi të huaj e 21% në pronësi të përzier ndërkombëtare me vendore në Kosovë.

“Shtimi i investimeve në këtë sektor, sidomos nga ana e kompanive amerikane, do të krijojë vende të reja të punës, të cilat janë edhe cilësore, edhe të qëndrueshme për qytetarët tanë”, ka theksuar ai.

Pas takimit me LinkedIn, kryeministri ka vazhduar me një vizitë te kompania VMËare, një lidere në fushën e “cloud computing” dhe “virtualization technology”, Sumeru Equity Partners dhe Andreessen Horoëitz.

Gjatë këtyre vizitave i ka informuar për disa nga arsyet se pse duhet të investohet në Kosovë.

“Pozita e favorshme gjeografike për të ofruar shërbime për mbi 70 milionë konsumatorë në Evropën Juglindore, fuqia punëtore profesionale, shpenzimet e ulëta operacionale për kompanitë e TI-së, themelimi i Gjykatës Komerciale, mbështetja e ofruar nga Qeveria në zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TI-së nëpërmjet agjendës gjithëpërfshirëse digjitale etj”, ka thënë ai.

Në takimin me drejtuesit e Qendrës Miller për Ndërmarrësi Sociale (Miller Center for Social Entrepreneurship), kryeministri Kurti ka folur për të arriturat gjatë një viti qeverisje dhe kushtet e përmirësuara për investime dhe biznese të huaja, si dhe kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet Qendrës Miller dhe Republikës së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

Kujtohen dëshmorët e martirët e Çabratit në 23 vjetorin e rënies

Read Next

​Krasniqi: Kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë padrejtësisht në paraburgim