Sonte zhvillohet ndeshja në mes të Ballkanit dhe Sivassporit

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e futbollit në mes të ekipit kosovar, Ballkanit dhe atij turk, Sivassporit e që është e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa për ekipin nga Suhareka pritet të ketë përkrahje masive, pasi që të njëjtit gjatë ditës së djeshme njoftuan për shitjen e të gjitha biletave.

Ballkani, njëherësh ekipi kampion i Kosovës është në kërkim të kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

/KlanKosova/

Read Previous

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – Bad News Eagles ngritet tetë pozita

Read Next

Lajçak vjen në Kosovë, e takon Kurtin