Sipas raportimeve, Biden mund të shpallë së shpejti kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të njoftojë javën e ardhshme se do të kandidojë për një mandat të dytë, sipas mediave amerikane.

Këshilltarët e Bidenit po planifikojnë të nisin fushatën e tij për rizgjedhje të marten e ardhshme, kanë thanë tre burime të njohura me planet për NBC News.

Siç raportohet, këshilltarët e presidentit 80-vjeçar kanë thënë për muaj të tërë se nuk është rënë dakord për një orar zyrtar që ai të nisë fushatën e tij.

Megjithatë, ata kanë kohë që synojnë datën 25 prill, si një objektiv jo-zyrtar, pasi është edhe përvjetori i shpalljes së fushatës së Bidenit në vitin 2020.

Biden do të nisë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një video-mesazh të fushatës, ashtu siç bëri katër vjet më parë, thanë burimet.

/Telegrafi/

Read Previous

Hovenier: Pozicioni ynë për zgjedhjet në veri s’ka ndryshuar – do t’i vëzhgojmë ato

Read Next

Pesë lojtarët që synon t’i shesë Barcelona për ta rikthyer Messin