Sindikata e Policisë e pakënaqur me koeficientin: Një kategorie nuk i është rritur paga

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është shprehur i pakënaqur me vlerën e koeficientit të publikuar sot prej 105 eurosh, duke thënë se një kategorie të policëve nuk iu është rritur paga.

Ai po ashtu u shpreh i pakënaqur me vlerën e rritjes së pagës për policët e rregullt dhe atyre të rinjë, duke thënë se edhe pse iu është rritur rroga, në anën tjetër iu janë hequr shtesat për rrezikshmëri, pagesën për punën në fundjavë, në festa apo jashtë orarit.

“Nuk jemi të këanqur. Një kategorie nuk iu është rritur fare rroga. Është fjala për stafin civil – ata që janë në njësinë shtesë, po ashtu ka policë të uniformuar që nuk iu është rritur paga. Shumica janë të pakënaqur për arsye se kemi një rritje në pagën bazë, por i kanë hequr të gjitha shtesat tjera, me heqjen e të cilave paga mbetet baras apo më pak”, tha Imeri.

Imeri tha se si Sindikatë kanë kërkuar që vlera e koeficientit të jetë më së paku 125 apo 130.

“Ajo do të ishte një nivelizim. Ky koeficient ka diskriminim”, u shpreh Imeri.

Sipas koeficientit, Drejtori i policisë do të gëzojë rrogë prej 1522.5 eurosh, polici 525 euro, polici i ri 472.5 euro dhe kadeti 210 euro.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Këshilli Prokurorial i Kosovës kundërshton koeficientin e caktuar nga Qeveria Kurti

Read Next

Nga orteku në Himalaje, humbin jetën dy skiatorë dhe 19 tjerë mbesin të ngujuar në borë