Si të përgatisni Hamburger në shtëpi

Përgatitja ne shtëpi e hamburger-it nuk ju merr shumë kohë pastaj për një recete me shije
speciale ja vlen mundimi.

Kjo është receta me e thjeshte për përgatitjen e hamburger.

Përbërësit:

*300 gr mish i grirë

*1 lugë çaji spec i kuq

*2 thelpinj hudhër

*pak kripë

*pak rigon

Përgatitja:

Për përgatitjen e hamburger-it në shtëpi sigurohemi qe mishin ta zgjedhim cilësor.
Hedhim mishin e grirë në një enë qelqi. Në të shtojmë kripë, piper, rigon, hudhër të grirë në
rende.
E punojmë me dorë të bashkohen masat. E mbulojmë mishin e përzier te pushoje për 10
minuta.
Me pas marrim gjysmën e mishit e bëjmë top me dorë, e shtypim me të dyja duart të marri
formë si në gurë.
E pjekim hamburger në skarë ose në tigan skarë. Hamburgerin e pjekim duke e kthyer nga të
dyja anët.

Pas 10 minutash hamburgeri është gati për tu shijuar.

Read Previous

​Një person sulmon fizikisht nënën e tij

Read Next

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell një frymë të re dhe vjen me premierën e parë për këtë vit.