Si të karikoni sa më shpejt celularin tuaj?

Telefonat inteligjentë e kanë bërë jetën tonë shumë më efikase, por me gjithë të mirat që na sjellin smartphone-t, t’i kemi të karikuar për një ditë të gjatë jashtë shtëpisë, është problem më vete.

5.13 miliardë njerëz llogaritet të karikojnë telefonat e tyre vetëm sot.

Po sikur të kishte ndonjë mënyrë për ta bërë aktivitetin e zakonshëm të karikimit të telefonit tuaj pak më të shpejtë?

Bright Side, na tregon disa mënyra për të furnizuar me bateri telefonin më shpejt:

Mos lejoni që telefoni juaj të nxehet shumë!
Nëse po mendoni të blini një karikues wireless, mos e bëni, sado moderne dhe interesante të duket, kërkon dyfishin e kohës, për të mbushur celularin, krahasuar me karikuesin normal.
Aktivoni opsionin ‘power-saving mode’ kur karikoni celularin
Nëse është e nevojshme, blini një bateri të re.
Investoni në një fast charger.
Menaxhoni me kujdes aplikacionet dhe shkarkimet.
Pastrojeni celularin nga dokumente te panevojshme. /Telegrafi

Read Previous

Osmani: 4 korriku na kujton rolin e ShBA-ve për jetësimin e synimit tonë për të jetuar të lirë

Read Next

Pse shishet kanë datë skadence kur uji nuk skadon?