Si do duken emojit e reja?

Unicode Consortium, organizata përgjegjëse për krijimin dhe standardizimin e emoji-ve në të gjithë pajisjet globalisht, ka zbuluar listën e fundit të imazheve të ardhshme. Azhornimi i “Emoji 14.0”, i cili do të konfirmohet në shtator 2021 dhe do të fillojë përdorimin e gjerë në tetor, përfshin një numër shprehjesh të reja për fytyrën e verdhë ikonike të rrumbullakët dhe disa gjeste të reja duarsh (përfshirë “zemrën e gishtit” të popullarizuar gjatë 10 viteve të fundit në Korenë e Jugut).Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burraEMOJI 14.0

Më e rëndësishmja, diapazoni i ri i emoji-ve të propozuar përfshin një grup figurash më të larmishme për të përfaqësuar shtatzëninë. Aktualisht, ka vetëm një emoji shtatzënë të disponueshme në smartphone, që paraqet një grua; një ilustrim i kufizuar i një procesi biologjik që përjetohet nga individë të të gjitha identiteteve gjinore. Prandaj, ky azhornim është më përfshirës ndaj identiteve gjinore, me emoji që mund të përdoren për të pasqyruar më saktë jetën e burrave transgjinorë që janë shtatzënë, si dhe personave shtatzënë që identifikohen si jo-binarë (non-binary), gender-fluid etj.Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burraEMOJI 14.0

Më parë, përpjekjet e Unicode kanë patur fokusin në një përfshirje më të gjerë etnike – për shembull, disa ngjyra emoji-sh. Ndërsa tani, ka edhe “bashkim duarsh” të dy njerëzve me ngjyra të ndryshme lëkure.Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burraEMOJI 14

Ky azhornim i ri (ai i ‘burrave shtatzënë’) është një përpjekje e ngjashme për t’u larguar nga ideja e një parazgjedhjeje gjinore dhe supozimet se personi që përdor një smartphone është heteroseksual dhe “cis-gender”. Krahas emoji-ve, “princ” dhe “princeshë”, do të ketë edhe një emoji “person me kurorë non-binary”.

Nëse termat e identiteve gjinore ju bënë lëmsh, mësoni më shumë për to këtu.

Burimi: Guardian, Men’s Health

Read Previous

Haradinaj kritikon Kurtin, zbrit në tokë o Kryeministër se shteti nuk udhëhiqet me llafe

Read Next

Dhjetë fotografi të njerëzve që punuan shumë, megjithatë gjërat nuk dolën ashtu siç pritej