Shtyllat elektrike që do të vendosen në fshatin Rracaj konsiderohen si pengesë nga banorët

Investimi i ri në rrjetin elektrik në fshatin Rracaj tashmë ka filluar. Banorët shprehen tejet mirënjohës pasi që një gjë të tillë e konsiderojnë shumë të nevojshme por sipas tyre vendosja e shtyllave elektrike në këto shenja që tashmë janë bërë nga KEDS nuk janë në vendin e duhur.

Ata thonë që ju kanë ofruar një tjetër hapsirë për të vendosur këto shtylla.

Ndërkaq lidhur me këtë qështje ne kemi kontaktuar drejtorin e Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike në distriktin e Gjakovës, Kreshnik Sokolin i cili ka thënë që ne jemi duke investuar masivisht në secilën pjesë të komunës së Gjakovës, duke respektuar normat dhe parametrat teknike dhe i njejti nuk ka dashur të jap më tepër detaje lidhur me kërkesën e këtyre banorëve.

Read Previous

Bie interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar në Gjakovë

Read Next

Dora prostetike krijimi i radhës i anëtarëve të “BONEVET” Gjakova