Bie interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar në Gjakovë

Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familiare në Gjakovë edhe ditëve të vikendit edhe pse  interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka rënë dukshëm.

Përgjatë kësaj jave janë administruar gjithasej 66 vaksina anti-COVID, prej tyre me dozë të parë 10, me dozë të dytë 32 kurse me dozë të tretë janë vaksinuar 24 persona.

Trend i njejtë i vaksinimit është edhe në nivel vendi.
Në 24 orët e fundit në të gjithë Kosovën janë administruar vetëm 297 doza të vaksinën kundër COVID-19.

Read Previous

KB “Gjakova e Re” synon ngjitjen në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës

Read Next

Shtyllat elektrike që do të vendosen në fshatin Rracaj konsiderohen si pengesë nga banorët