Shtiu me armë zjarri drejt një personi, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Klinë, pas i njëjti ka shtënë me armë zjarri drejt një personi.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë”.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Shqipëri: Ulet tatimi, sa pritet të mbajë shteti gjatë shit-blerjes së një prone

Read Next

Pas tentimvrasjes në maj, kryeministri sllovak tani merr një zarf me plumb brenda