Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, sipas raportit 24 orësh.

Tri në rajonin e Prishtinës, tri në rajonin e Prizrenit dhe një në Gjakovë.

Në Obiliq një burrë u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas. Viktima pas trajtimit mjekësor shkoi në një strehimore.

“Obiliq 23.06.2024, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar më datën e lartcekur ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Në Hajvali një grua raportoi se pas një mosmarrëveshje u sulmua fizikisht nga burri.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa, në Lipjan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po ashtu pas një mosmarrëveshjeje pësuan dy burra, të njëjtit u rrahën njëri me tjetrin e më pas u arrestuan.

“Suharekë 30.06.2024, 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar njëri tjetrin. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.

Në Dragash për dhunë në familje është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Por në një familje në Prizren ndodhi e kundërta, raportohet se dy gra ushtruan dhunë ndaj një burri të familjes.

“Prizren 30.06.2024-17:05. Dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë në familje ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë tutje Policia përmes raportit ditor të Policisë.

Në një familje në Gjakovë alkooli e bëri të vetën, dy gra dhe një burrë në gjendje të dehur u përleshën mes vete.

“E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, tha Policia në raportin ditor./21Media

Read Previous

Osmani: Populli shqiptar sot është në zi, humbi kolosin e dijetarin më të njohur

Read Next

Kadare dhe “Tri këngë zie për Kosovën”