Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të datës 30 maj 2021, po trajtohen 150 pacientë me koronavirus.
Sipas SHSKUK, 62 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19. 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 103 janë në oksigjenoterapi.
Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar:
Në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 69 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 55 pacientë
1 në gjendje të rënduar
30 të konfirmuar pozitivë
34 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
/Gazeta Sinjali/