Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 85 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Tutje në njoftim tregohet se 33 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.
Kurse në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë, 14 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 43 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.
Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 14 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulomologjisë. Ndërkaq në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 31 pacientë .
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 19 prej tyre të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 1 pacient,
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë,
Spitali i Pejës, 2 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./GazetaSinjali