Ditë më parë, një shtetas i Shqipërisë është kapur me shtatë bidon të mbushura me lëndë të panjohura.
Policia bën të ditur se më 9 qershor pra dje, është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdoret edhe për eksploziv.
“Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Më 09.06.2025 është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdorët edhe për eksploziv. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raport./express/