Shqipëria e para e rajonit dhe e 31-ta në botë për indeksin e lirisë ekonomike

Shqipëria është renditur e 31-ta në radhë mes 165 vendeve nga e gjithë bota sa i përket “Indeksit të Lirisë Ekonomike” për vitin 2023.

Këto të dhëna janë bërë publike nga instituti kanadez “Fraser Institute”.

Pozicionimi i Shqipërisë është në krye të vendeve të rajonit, madje lë pas edhe vende si  Spanja, Portugalia, Belgjika apo Franca duke u klasifikuar mes shteteve me të lira.

Instituti kanadez “Fraser Institute” mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi, ndërsa liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.

Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e Taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e Monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.

Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohet me 7.60 pikë.

Në nivel Rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Me tej vijon renditja Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të.

/albanianpost/

Read Previous

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Bakus

Read Next

Dr. Kadrijaj: Pacientët me probleme të zemrës duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e terapisë