Këto shporta recikluese janë vendosur nga organizata YMCA për ata që duan të dhurojnë rroba apo këpucë që nuk i përdorin. Veshmbathjet që mblidhen këtu, pastaj vendosen në dyqanin e bamirësisë për tu shitur. Fatkeqësisht ka qytetarë që po i përdorin këto shporta për të hedhur mbeturina.
Sipas koordinatores Alba Brovina nga YMCA hedhja e mbeturinave po u krijon probleme në procesin e mbledhjes së veshmbathjeve andaj apelon që qytetarët të kenë kujdes.
Këto shporta recikluese janë të vendosura në dy lokacione brenda qytetit në Carshinë e Vogël dhe afër spitalit. Ky projekt synim kryesor e ka promovimin e reciklimit dhe bamirësinë.