Shpërthim në Zubin Potok

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në komunë e Zubin Potokut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.”, tha ai.

Elshani tutje ka shtuar se ende nuk dihet se çka ka quar deri te shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani./Telegrafi/

Read Previous

Ancelotti e uron Lillen pas ndeshjes

Read Next

Vendimi i “vonshëm” për Manastirin e Deçanit dhe ndërlidhja me procesin për anëtarësim në Këshill të Evropës