Vogëlushët e institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë sot shënuan një ditë ndryshe prej të tjerave. Ata iu gëzuan dhuratave që ju solli shoqata humanitare “Bereqeti”. Këto pako ishin të dedikuara enkas për ditën e tyre 1 qershorin. E padyshim se një gjë e tillë vuri në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve.
Në shenjë falënderimi për këtë donacion iu nda mirënjohje koordinatorit të shoqatës Bereqeti Abdurrahman Bejtullahu. Ai tha se kjo nismë erdhi pas kërkesës së bërë nga ky inistitucion. Dhe krejt kjo është simbolikë për të shënuar 1 qershorin dhe për ti gëzuar fëmijët.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet nesër. 1 qershori është një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. Është dita kur vetë fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, kërkesat e tyre bëhen përmes lojërave dhe festave.