Sipas parashikimeve, kaq vite do t’i duhen Europës për ta marrë veten nga pandemia!

Shumë prej ekonomive të Europës pritet të marrin gati tre vjet për t’u rikuperuar në nivelet para-pandemike, bazuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe perspektivën e saj vjetore ekonomike. Organizata thotë se rimëkëmbja ekonomike globale ka marrë shpejtësi pas periudhës katastrofike në prag të pandemisë Covid-19.

Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone tha se perspektivat ekonomike “janë përmirësuar ndjeshëm në muajt e fundit”. Kjo është për shkak të lehtësimeve dhe masave stimuluese në botën më të zhvilluar, tha raporti.

Organizata me bazë në Paris renditi disa kërcënime për rimëkëmbjen, duke përfshirë mungesën e vaksinave në vendet e varfëra që kanë më pak burime për ndihmë.

“Një dobësim i ri i ardhur nga viruset do të ishte më i vështirë për t’u zbutur, duke rezultuar në rritje të mëtejshme të varfërisë dhe duke rritur rrezikun e krizës financiare”, tha OECD në raportin e tij të parashikimit.

“Për sa kohë që shumica dërrmuese e popullsisë globale nuk është vaksinuar”, thuhet në raport, “të gjithë ne mbetemi të prekshëm nga shfaqja e varianteve të reja”.

Ndërsa disa vende tashmë kanë arritur të tejkalojnë nivelet e tyre ekonomike para-pandemike, të tilla si Kina, vende si Britania e Madhe dhe shumë shtete europiane janë përballur me një reduktim në prodhim krahasuar me 2019-ën./Euronews

Read Previous

‘Friends’ ka ndihmuar njerëzit që të mësojnë anglishten

Read Next

Shoqata Bereqeti dhuron 425 dhurata për fëmijët e institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”