‘Friends’ ka ndihmuar njerëzit që të mësojnë anglishten

E vërtetë apo e gabuar: Në shfaqjen televizive “Friends”, Monica Geller ishte e ftuar në dasmën e Rachel Green.

Pyetja është pjesë e një testi anglishteje për studentët ndërkombëtarë në San Hoze të Kalifornisë, që bazohet tërësisht në episodin pilot të shfaqjes, raporton The New York Times.

Ajo është krijuar nga Elif Konus, një mësuese nga Turqia, e cila dikur shikonte “Friends” për të përmirësuar anglishten e saj.

Klasa dhe zakonet televizive të mësuesit, ilustrojnë një fenomen ndërkombëtar që u shfaq në vitet 1990 dhe ka qëndruar në breza të tërë: Të rinjtë që nuk janë anglishtfolës amtarë, duket se kënaqen duke mësuar gjuhën me ndihmën e serialit.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas episodit të fundit të “Friends”, studentët dhe edukatorët thonë se shfaqja, funksionon mirë si një burim mësimi. /KultPlus.com

Read Previous

UP, kërkon ndryshimin e rregullores për parandalimin e ngacmimeve seksuale

Read Next

Sipas parashikimeve, kaq vite do t’i duhen Europës për ta marrë veten nga pandemia!