Punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale, Dollc – Gjakovë janë duke vazhduar, por kjo i ka irrituar ngasësit e autobusëve që kanë linja të rregullta çdo ditë në këtë rrugë. Sipas tyre këto punime janë stërzgjatur dhe rruga e prishur vazhdimisht po ndikon në vonesa e madje shumë shpesh edhe ngatërrime të orareve mes linjave.
Krahas vonesave, ngasësit kanë edhe një tjetër shqetësim, autobusët po kanë dëmtime të vazhdueshme si rezultat i rrugës së prishur, kështu shprehet njëri prej tyre i cili në baza ditore disa herë udhëton në këtë rrugë.
Lidhur me këtë çështje ne kemi dërguar e-mail në departamentin për menaxhimin e rrugëve pranë ministrisë të infrastrukturës për të kuptuar deri ku ka arritur projekti dhe se si qëndron e gjithë situata. Përmes e-mailit nga departamenti në fjalë kemi siguruar këtë përgjigje:
Kujtojmë që punimet në këtë rrugë kanë nisur që nga viti 2019, rruga në total ka 31 kilometër dhe do të bëhet me 4 korsi.