Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e Kosovës të vaksinohen edhe me dozën e tretë të vaksinën kundër Covid-19. Ky vendim ka filluar të zbatohet sot. Sipas vendimit thuhet se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës por që me kalimin e periudhës kohore për 6 muaj imuniteti i tyre ka filluar të bie. Doza e tretë poashtu u jepet edhe personave që janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër Covid-19, por si pasojë e imunitetit të tyre të dobët apo sëmundjeve shoqëruese dhe me rekomandimin e mjekut, duhet ta marrin pas 8 jave nga marrja e dozës së dytë dhe pa u bërë 6 muaj.
Ndërsa gjatë ditës së sotme në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovës është parë një interesim i qytetarëve për t’u imunizuar. Ndër personat e parë që u vaksinua me dozën perforcuese është edhe psikiatri Ilir Grezda. Ai apeloi edhe tek të tjerët që të aplikojnë këtë vaksinë. Edhe qytetarët janë shprehur të interesuar për ta marrë dozen e tretë të vaksinës anti-covid. Por ka edhe qytetarë që ende nuk janë vaksinuar me asnjë dozë të vaksinës kundër Covid-19. Mjekët apelojnë tek qytetarët që të vaksinohen sepse vaksinimi është forma e vetme e mbrojtjes kundër Covid-19.