Shkon në 180 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

Numri i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani dhe Belgjikë është rritur sërish.

Mediat e huaja raportojnë se numri i personave që deri më tani kanë humbur jetën ka shkuar në 180.

Ndërkohë numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish.

Në Gjermani numri i viktimave ka arritur në 156m kurse në Belgjikë në 24.

Liderët evropianë fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë katastrofë./GazetaSinjali

Read Previous

Policia shqipton 53 përqind më shumë gjoba në trafik

Read Next

​Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas