Në shkollën e mesme të mjeksisë “Hysni Zajmi” është mbajtur një aktivitet për të nderuar disa nga profesorët që kanë kontribuar në arsim.
Sipas drejtorit të shkollës Gjokë Tahiri bashkë me drejtorinë e arsimit në komunën e Gjakovës këto mirënjohje janë vetëm një shenjë e vogël falenderimi për këta mësimdhënës.
Në emër të profesorëve që u nderuan profesoresha Ferjalle Sahatqija tha se ndjehet e vlerësuar nga shkolla, pasi që sipas saj asnjëherë nuk është e lehtë të nisesh me ditar në dorë para nxënësve.
Për ditën e sotme nxënësit kishin përgatitur edhe një program festiv.
I tërë ky koncert është organizuar me shumë përkushtim nga vet ata, për të nderuar këtë ditë të veçantë.