Shkolla e mesme ekonomike “Kadri Kusari” nderon mësimdhënësit për 7 mars

Në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë është mbajtur një organizim për nder të ditës së 7 marsit.

Me këtë rast drejtoresha e shkollës Merita Bokshi shprehu mirënjohjen e saj për mësimdhënësit që janë dhe kanë qenë pjesë e shkollës.

Nxënësit kishin përgatitur ese dhe poezi për nder të kësaj dite. Këto punime ata i lexuan para mësimdhënsve që i dëgjuan me kërshëri.

Falenderues për këtë organizim u shprehën vetë mësimdhënësit.

Për kontributin në edukimin e brezave ndër vite për  disa profesorë u ndanë mirënjohje nga drejtoresha e shkollës. 
Më pas të pranishmit patën mundësinë të shërbehen me ushqime të përgatitura nga nxënësit  e shkollës në kuzhinën profesionale që gjendet brenda objektit të shkollës.

Read Previous

Shkolla “Hysni Zajmi” nderon profesorët që kanë kontribuar në arsim

Read Next

Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Gjakovës për këtë vit