Shkolla “Hysni Zajmi” nderon profesorët që kanë kontribuar në arsim

Në shkollën e mesme të mjeksisë “Hysni Zajmi” është mbajtur një aktivitet për të nderuar disa nga profesorët që kanë kontribuar në arsim.

Sipas drejtorit të shkollës Gjokë Tahiri bashkë me drejtorinë e arsimit në komunën e Gjakovës këto mirënjohje janë vetëm një shenjë e vogël  falenderimi për këta mësimdhënës.

Në emër të profesorëve që u nderuan profesoresha Ferjalle Sahatqija tha se ndjehet e vlerësuar nga shkolla, pasi që sipas saj asnjëherë nuk është e lehtë të nisesh me ditar në dorë para nxënësve.

Për ditën e sotme nxënësit kishin përgatitur edhe një program festiv.

I tërë ky koncert është organizuar  me shumë përkushtim nga vet ata, për të nderuar këtë ditë të veçantë.

Read Previous

IPV në Gjakovë hap ekspozitën me 100 veshje të punuara nga gratë e shoqatës

Read Next

Shkolla e mesme ekonomike “Kadri Kusari” nderon mësimdhënësit për 7 mars