IPV në Gjakovë hap ekspozitën me 100 veshje të punuara nga gratë e shoqatës

Shoqata Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Gjakovë ka prezantuar sot panairin me rroba të punuara nga gratë e shoqatës.
Të udhëhequra nga kryetarja e gruas, Nazmije Koshi gratë kanë punuar rreth 100 veshje.

Sipas kryetarit Mark Pjetraj kjo shoqatë nuk do të ndalet së punuari por për të bërë këtë kanë nevojë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve.

Mbështetës i fuqishëm i këtij aktiviteti ka qenë edhe Unicefi.  
Nga kjo organizatë thanë se janë të lumtur me rezultatin që është arritur.

Veshjet janë punuar nga data 1 tetor e vitit të kaluar deri më 1 mars të këtij viti. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për dy ditë në ambientet e Pallatit të Kulturës në Gjakovë.

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19

Read Next

Shkolla “Hysni Zajmi” nderon profesorët që kanë kontribuar në arsim