Shkelzen Rexha fiton çmimin e dytë në ekspozitën me fotografi të konkursit “Fshati im”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me rastin e shënimit të 8 nëntorit ‘Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve’’ dje ka bërë hapjen e ekspozitës me fotografi të konkursit ‘’Fshati im’’ ku u bë ndarja e çmimeve.
I pari në këtë konkurs doli Arben Llapashtica,i dyti Shkëlzen Rexha kurse vendin e tretë e zuri Blerim Gjocaj.

Për fotografin gjakovar ky çmim nuk është i vetmi por është i një rëndësie të veqantë sepse sipas tij ka motive për të mos harruar fshatin. Fotografia e Rexhës është realizuar në Bogë, për të cilën edhe na tregoj detajisht.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u tha se të gjithë pjesëmarrësit me fotot e tyre janë lutur të tregojnë një kënd të fshatit që fatkeqsisht e kemi lënë mbrapa.

Read Previous

Kusari-Lila e shoqëruar nga kryeministri Kurti, viziton lokacione të ndryshme në Gjakovë

Read Next

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ishte në Gjakovë në përkrahje të kandidatit Gjini