Shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari në veri

Të martën rreth orës 12:10, në Mitrovicën e Veriut, është arrestuar një kosovar nën dyshimin për shqetësimin e një femre kosovare, e cila kishte një urdhër mbrojtës aktiv ndaj tij.

Sipas raportimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale duke shkelur urdhrin mbrojtës dhe duke përndjekur viktimën, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë për sigurinë e saj, transmeton klankosova.tv.

Pas arrestimit nga policia, i dyshuari është marrë në pyetje dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

”Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e cekur duke shqetësuar viktimën femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Studimi: Everesti dhe majat përreth në rritje të vazhdueshme

Read Next

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar