Shkatërruan “Elbasan Arena” pas derbit, arrestohen dy persona

Policia e Elbasanit bën me dije se vënë në pranga dy persona për incidentet e shënuar pas ndeshjes së futbollit mes Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me fitoren e bardhebluve, të cilët me këtë 3 pikësh ngritën dhe trofeun e tyre të 26 në histori.

Kështu, në vijim të hetimeve për situatën e krijuar në stadium, ku dy tifozeritë u përplasën me njëra-tjetrën pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve E. V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht.

Këta shtetas akuzohen se kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e të shtunës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./A2news

Read Previous

Këto dy rrugë do të mbyllen nesër në Prishtinë për Ditën e Evropës

Read Next

Kharkivi pritet të kthehet në kontrollin e ukrainasve