Shitet në ankand piktura e Pikasos për 103.4 milionë dollarë

epa09152194 Art handlers pose with the works ‘Le pont de Trinquetaille’ by Vincent Van Gogh (R) and ‘Femme assise pres d’une fenetre (Marie-Therese)’ by Pablo Picasso (R) at a media preview at Christies auction house in London, Britain, 22 April 2021. The 20th Century Evening Sale takes place in New York on 13 May 2021. EPA/NEIL HALL

Piktura e Pablo Picasso “Gruaja e ulur në dritare” (Marie-Thérèse)’ u shit dje për 103.4 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga shtëpia e njohur e ankandit “Christie’s” në Nju Jork.

Vepra prej 1.46 x 1.14 metra, e pikturuar në vitin 1932, e kishte bazën për 90 milionë dollarë dhe arriti në 103.4 milionë dollarë pas një beteje midis koleksionistëve që zgjati mbi 19 minuta.

Kjo pikturë, e cila përfaqëson të dashurën dhe muzën e artistit Picasso, Marie-Thérèse Walter, gati dyfishoi vlerësimin fillestar të siguruar nga Christie’s, me gati 55 milionë dollarë më shumë.

Pronari i mëparshëm i pikturës e bleu atë tetë vjet më parë për rreth 44.8 milionë dollarë. / KultPlus.com

Read Previous

Modele interesante të manikyrit që ia vlen t’i realizoni këtë verë

Read Next

Rihanna së shpejti me albumin e ri “R9”