Shërbimi ukrainas i Sigurisë vret njërin nga delegatët e shtetit, dyshohet se spiunonte te rusët

Mediat në Ukrainë janë duke raportuar se gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka qëlluar për vdekje një anëtar të grupit negociator ukrainas, Denys Kireev, i cili dyshohej për tradhti të lartë.

“Gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit negociues ukrainas Denys Kireev. Ai dyshohej për tradhti të lartë”, shkroi deputeti Oleksiy Honcharenko në kanalin e tij në Telegram.

Ai pretendon se, sipas bashkëbiseduesve në qarqet politike, Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhëtinë e Denys Kireev, përfshirë edhe bisedat telefonike.

Read Previous

Suedia dhe Finlanda ndërmarrin masat e para pasi u kërcënuan me luftë nga Rusia

Read Next

Gjermania deri më tani ka strehuar mbi 27 mijë refugjatë nga Ukraina