Gjermania deri më tani ka strehuar mbi 27 mijë refugjatë nga Ukraina

Më shumë se 27 mijë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.

Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi sot një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, tha ministria.

Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shërbimi ukrainas i Sigurisë vret njërin nga delegatët e shtetit, dyshohet se spiunonte te rusët

Read Next

Federata Ndërkombëtare e Xhudos merr vendim lidhur me çështjen e atletëve rusë dhe bjellorusë