SHBA dhe Britania e Madhe shpallin planin e nëndetëseve me energji bërthamore për Australinë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderët e Australisë (kryeministri Anthony Albanese) dhe Mbretërisë së Bashkuar (kryeministri Rishi Sunak) njoftuan të hënën se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore nga SHBA në një marrëveshje që vlerësohet të arrijë në rreth 342 miliardë euro për të modernizuar flotën e saj mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e Kinës në Indo- Paqësor.

“Sot, ne po shpallim hapat për të realizuar projektin tonë të parë nën AUKUS dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore konvencionale të Australisë”, ka thënë presidenti Joe Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në San Diego.

“Nga fillimi i dekadës së ardhshme, Australia do të marrë tri nëndetëse bërthamore të klasës Virginia të SHBA. Ne jemi gjithashtu krenarë që jemi partnerë me Mbretërinë e Bashkuar për të ndërtuar nëndetësen e gjeneratës së ardhshme, që do të quhet SSN-AUKUS. Ato do të jenë me energji bërthamore, të bazuara në një dizajn britanik dhe që përfshin teknologjitë më të avancuara australiane, MB dhe SHBA-së”, ka zbuluar kryeministri australian Anthony Albanese.

Partneriteti AUKUS, i shpallur në vitin 2021, hapi rrugën për qasjen e Australisë në nëndetëset me energji bërthamore, të cilat janë më të fshehta dhe më të afta se varkat me energji konvencionale, si një “kundërveprim” ndaj lëvizjeve ushtarake të Kinës.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Read Next

Osmani për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë po punojnë që qytetarët të ndihen të sigurt e të dalin në votime