Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndodhet në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar. Gjatë vizitës, Stoltenberg, ndër të tjera, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe do t`i drejtohet parlamentit ‘Rada’.

“Do të jem i sinqertë me Zelenskyin dhe ‘Radën’ kur bëhet fjalë për faktin se aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar muajt e fundit”, thotë Jens Stoltenberg, transmetojnë mediet e huaja.

“U deshën gjashtë muaj që SHBA të miratonte një paketë ndihme dhe aleatët e Evropës nuk e kanë dorëzuar municionin e premtuar. Por jam i bindur se ndryshimi do të ndodhë tani”, deklaroi Stoltenberg.

Ndryshe, kjo vizitë është e treta e Stoltenberg-ut, që nga pushtimi i plotë i Rusisë./rtklive

Read Previous

BE e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje

Read Next

Qytetarët ndajnë opinionet e tyre për dërgesat e mërgatës në Kosovë