Rrjeti i armëve dhe drogës Kosovë-Shqipëri

Një operacion i koduar “Puzzle” ka çuar në pranga 10 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, si pjesë e një rrjeti të dyshuar për trafik armësh dhe droge nga Kosova në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga hetimet për një grup shtetasish që dyshohet se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen, transmeton EuroNews.

Në pranga kanë rënë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Sipas hetimeve, ky grup siguronte armë në Kosovë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, për t’i sjellë në Tiranë dhe shitur në mënyrë të paligjshme.

Më 1 prill 2025, janë ndaluar edhe shtetasit A.P. dhe K.P., pasi u kapën në flagrancë me dy armë zjarri të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Kevin Farruku, u sekuestruan gjithashtu 2077 fara kanabisi.

Policia vazhdon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rasti i “artë” i Interit për t’i lënë prapa dështimet

Read Next

Zbulohet trup i pazakontë në hapësirë